Disa persona kanë mbetur të lënduar pasi një tren me 243 udhëtarë është përplasur me një kamion në shtetin Missouri të SHBA-së gjatë së cilës ka dalë nga shinat. Treni i kompanisë amerikane hekurudhore “Amtrak”, i cili po udhëtonte nga Los Angelesi për në Çikago, u përplas me një kamion dhe doli nga shinat në Mendon pas orës 13:40 me orën lokale.
“Autoritetet lokale aktualisht po ndihmojnë udhëtarët dhe ne kemi dislokuar burimet për të ndihmuar”, thuhet në deklaratën e kompanisë, duke theksuar se detaje shtesë rreth aksidentit do të njoftohen brenda ditës./Anadolu Agency (AA)/