Absurd: E kanë dënuar një shkupjan me 200 euro për ngrohje, ai nuk ka pasur radiator


E drejta selektive, administrata e partizuar dhe jo-profesionale, në nivel qendror dhe veçmas në atë lokal, gjyqësori dhe prokuroria jo-efikase, por edhe policia e cila i tejkalon autorizimet gjatë përdorimit të forcës, ngelen të padënuara. Këto janë disa nga kualifikimet në raportin vjetor të Avokatit të Popullit, i cili sot është paraqitur përpara anëtarëve të Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie me Komunitetet, njofton Portalb.mk.

Ombucmani, përveç një sërë shkeljesh të të drejtave dhe lirive të njeriut gjatë vitit 2017, ka konstatuar edhe këso absurde gjyqësore:

Gjykata Themelore Shkupi 2, duke mos e respektuar ligjin për procedurë me para, gjegjësisht pa e kontrolluar identitetin e të paditurit, përfshirë edhe me sigurimin e të dhënave të tij personale (emri i saktë dhe numri amë), e ka pranuar padinë e Shkupi Sever Sh.A. – Shkup dhe e ka urdhëruar që të paguaj 11.475 denarë, bashkë me kamatë dhe harxhime në procedurë”, thuhet në raportin e Avokatit të Popullit.

Absurdi të bëhet edhe më i madh, thotë ombucmani, personi asnjëherë nuk ka qenë shfrytëzues i shërbimeve për energji të ngrohjes, ose ka jetuar në banesën e theksuar.

“Avokati i Popullit duke vepruar ndaj ankesës së këtij personi, ka konstatuar se bëhet fjalë për gabim në lidhje me konstatimin e identitetit të personit që është paditur, për çka ka kërkuar nga paditësi Shkup Sever Sh.A. – Shkup ta tërheqë padinë. E njëjta ka dorëzuar kërkesë deri te Gjykata Themelore Shkupi 2 për ta tërhequr padinë”, thotë Avokati i Popullit, i cli ka shtuar se në Maqedoni ka pasur drejtësi selektive.

Për fat të keq, Avokati i Popullit edhe në këtë raport periodik thekson se qytetarët janë përballur me probleme qatë pagesës së taksës radiodifuzive, llogarive për ujë, në marrëdhëniet e punës dhe ato ligjore si dhe në urbanizëm dhe ndërtim.

Ai ka shtuar se dispozitat populiste të pa-aplikueshme, plotësisht e rëndojnë realizimin e të drejtave të qytetarëve. Sipas tij, është konstatuar sistem i keq i përmbarimit, i cili i godet qytetarët më të varfër.