Një rrugë e Çairit nga sot mban emrin Nexhip Draga


Kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu në Facebook, shkrua:

Emri i veprimtarit të çështjes shqiptare Nexhip Draga nga sot do të qëndrojë prore në një nga rrugët e Komunës së Çairit.

Sot bëmë shpalosjen e emrit të rrugës “Nexhip Draga” ish-”Llazar Trpeski”​​​​, që gjendet në lagjen Fushë Topanë.

Vendosja edhe e këtij emri paraqet një moment tjetër historik për të gjithë banorët e Çairit dhe më gjerë.

Përkujtoj se 66 emra të rinj janë duke u vendosur nëpër rrugët e Çairit, emra të cilët kanë vlerë të veçantë për të gjithë.