Kumanovë: Merren masa ndaj motrës medicinale që është kapur në momente intime përderisa ishte në orar pune

Pas pubikimit të një video në Pa Censurè të cilin pretendohet se dy ditë më parë në Emergjencën e Spitalit të Qytetit në Kumanovë një motër medicinale është kapur në momente intime përderisa ishte në orar pune, sipas burimeve të sigurta nga spitali i Kumanovës mësohet se rasti është dërguar në komisionin disciplinor dhe pritet të shqiptohen masa.

Përmes video incizimit dëshmohet se një person i huaj i cili pretendohet të mos jetë pacient, i ulur në tavolinën e punës e shoqëron motrën medicinale derisa të njejtën e presin pacientët. Mësohet se “çifti” janë të fejuar. Për këtë skandal në spitalin e Kumanovës është njoftuar edhe drejtoresha e spitalit.