Një i burgosur shqiptar u dërgua sot me urgjencë në spital pasi është gjetur pa ndjenja në burgun e Trikalas, në Greqi.
Ai kishte konsumuar shumë alkool dhe si pasojë kishte humbur ndjenjat. Ai u dërgua në spital dhe bëhet me dije se gjendja e tij është stabilizuar.
Shqiptari vuan dënimin për trafik droge, ndërkohë, ka nisur një hetim për të zbuluar se si ka mundur të sigurojë në burg alkoolin.