Shkup, 2 vjeçari bie nga kati i katërt i ndërtesës

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se mbrëmjen e djeshme një fëmijë 2 vjeçar ka rënë nga kati i katërt i një ndërtese në Shkup. Sipas MPB-së, fëmija ka marrë lëndime të rënda.

“Sipas denoncimit, derisa prindërit ndodheshin në banesë, fëmija ka dalë në tarracën e rrethuar dhe është ngjitur në një karrige, pas çka është rrëzuar. Fëmijës i është dhënë ndihma mjekësore në Kompleksin e Klinikës “Nënë Tereza” dhe i janë konstatuar lëndime të rënda trupore”, thonë nga MPB.