Hiqen panotë – Kujt i pengon “JAVA ÇAME” në Shkup?


Në bazë të aktiviteteve të këshillit iniciativë të Javës Çame, 22-27 Qershor 2022, dita e parë, ishte paraparë që të zbukurohet Çarshia dhe disa vendbanimi me pano “I Love Çamëria” – por edhe vitin e kaluar si edhe sivjet, kjo çështje dikujt po i pengon, forma tinzare e heqjeve të panos në vendet publike, sikur ju pengon kjo iniciative paqësore e përkujtimit të një prej masakrave të shekullit që i është bërë shqiptarëve të Çamërisë.

Vullneti jonë paqedashës do vazhdoj edhe me tutje me projektin për ta realizuar deri në maksimum, ndërsa qyqarëve që ju pengon ky përkujtim i Javës Çame, ju bëjmë me dije dhe ju apelojmë, se ne këtë projekt nuk e ndalim dhe do të vazhdojmë deri në aktivitetin e fundit që është i paraparë.

Andaj konsiderojmë se kjo e drejt njerëzore për të përkujtuar historinë e çamëve dhe të Çamërisë, nuk është e drejt e askujt që ta përdhos dhe ta mohoj një fakt të tillë, e themi edhe njëherë Çamëria është e shqiptarëve kudo që ndodhën ata!