Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani deklaroi se lidhur me çështjet bilaterale nuk do të lejohet të ketë kapitull të veçantë, ndërsa çështjet historike nuk do të jetë kriter për të lëvizur procesi përpara. Ai, në një intervistë thotë se propozimi portugez është baza për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.
“Për mua me rëndësi së pari është të konfirmohet se ka vullnet politik para se të aderojmë drejt çështjeve, zgjidhjeve dhe dokumenteve konkrete. Tani për tani nuk shohim vullnet politik në Sofje. Në momentin kur do të shohim sinjal se atje ka vullnet politik, atëherë do të hyjmë edhe në ato bisedime si më tutje lidhur me propozimet konkrete”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në intervistën për TV Telma.
Osmani në intervistë thotë se propozimi portugez është bazë për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë lidhur me gjuhën, ndërsa lidhur me çështjet bilaterale, thekson se nuk do të lejojë të ketë kapitull të veçantë, ndërsa çështjet historike thekson se nuk do të jenë kriter për lëvizjen e procesit përpara.
“Lidhur me gjuhën ne kemi thënë se propozimi portugez është bazë për zgjidhje, poashtu në lidhje me çështjet bilaterale, as që do të lejohet të ketë kapitull të veçantë, as çështjet historike të jenë “bençmark” apo parakushte për avancim në proces”, tha Osmani. Në pyetjen nëse Ministria e Punëve të Jashtme do të kërkojë që Kuvendi të vendos nëse do të vazhdojë procesi më tutje, Osmani thotë se për këtë është votuar Deklarata që përcakton kornizat e pozicionit të Maqedonisë së Veriut.
“Mendoj se Kuvendi ka miratuar Deklaratën në Parlament, që përcakton kornizat e pozicionit tonë, nëse dilet nga këto korniza kuptohet se do të kërkohet aprovim nga Kuvendi. Derisa konsiderojmë se jemi në korniza të Deklaratës, mendojë se kemi mandat të vazhdojmë me bisedimet”, nënvizoi Osmani.