Çka e pret Maqedoninë e Veriut pas propozimit francez? Ja çfarë thonë ekspertët


Instituti për Demokraci dhe Instituti për Politikë Europiane, kërkojnë nga Kuvendi dhe Qeveria të shqyrtojnë mirë propozimin e Francës për zgjidhjen e kontestit mes RMV-së dhe Bullgarisë. Futja jashtëzakonisht e hershme e komunitetit bullgar në Kushtetutë, e cila mund të ndërlikohet gjatë negociatave, mënyra se si do të interpretohet nga Bullgaria, si dhe mekanizmat e përfshirë në “propozimin” aktual jozyrtar të presidencës franceze, janë pjesë nga rreziqet kryesore në dokumentin jozyrtar u tha në debatin e ekspertëve “Vetoja bullgare për integrimet evropiane të Maqedonisë: Çfarë mollë mund ta kafshojë Maqedonia?”.

“Kuvendi në emër të qytetarëve që i përfaqëson që ditën e sotme të mbledhë seancë në të cilën do të shqyrtohet propozimi francez si ai i përgjigjet rezolutave të miratuara nga Kuvendi dhe gjithashtu ta kërkojë në shqyrtim protokollin i cili mund të ndryshojë shumë nga çështjet apo ti përkeqsojë në sitatën më të keqe nga ajo që është e definuar në kornizën negociuese nga ana e kryesisë francese. Qeveria nuk guxon të qëndrojë e heshtur në pritje se vendet antare do të mbrojnë procesin tonë negociues. Kjo është strategji e gabuar.”, tha Marko Trashanovski nga Instituti për Demokraci.

“Ky propozim prek fusha që nuk do të duhej dhe krijon presedan edhe me Komsionin Historik nëse hynë përmes protokollit dhe me çështjet e pakicave të cilat mund të jenë shhumë të rrezikshme për zgjerimin e BE-së në të ardhmen.”, tha Simonida Kacarska nga Instituti për Politikë Europiane.

“Problemi i këti propozimi është se së pari nuk e zgjidhë problemin mes Maqedonisë dhe Bullgarisë sepse mohimi ende egziston. Në mëngjes lexova deklarat nga një njeri nga partia e Petkov-it ku thoshte se për ne gjuha maqedonase është dialekt Bullgar. E dyta propozimi nuk na shpie në antarsim në BE. Na shpie në një rrugë të ngushtë që është tepër e komplikuar dhe e ngarkuar me kërkesat e Bullgarisë.”, tha Nikolla Dimitrov, ish ministër i punëve të jashtme.

Sipas ekpertëve as një kornizë nuk jep garanci se çështja e gjuhës nuk do të bëhet sërisht një nga kushtet për rrugëtimin e vendit drejt integrimit europian.