Videoja e një zogu që gjeti një mënyrë për të fituar para për pronarin e tij është bërë virale dhe ka ngazëllyer internetin. Videoja ka bërë xhiron në gjithë planetin dhe protagonisti kryesor i videos është një kanakar shtëpiak, zogu “Myna e xhunglës”, i stërvitur për të gjetur para jashtë dhe më pas për t’ia kthyer në shtëpi pronarit të vet.
Zogu, i identifikuar si Myna nga xhungla, mund të shihet në video duke fluturuar në apartamentin e pronarit të tij përmes një dritareje me një kartëmonedhë 20 juanësh në sqepin e tij. Pronari hap sirtarin, zogu hidhet dhe e vendos kartëmonedhën në grumbullin e parave që kishte mbledhur më parë. Duke qenë se zogu dinak po vjedh juan, monedhë e Kinës, kjo video me siguri është realizuar atje.
Edhe pse është e vështirë të marrësh informacion për këtë zog specifik, nuk është e pazakontë që zogjtë të marrin para. Në vitin 2008, Joshua Klein u shfaq në një konferencë TED dhe tregoi “makinën e tij të sorrave”. Klein thotë se i ka trajnuar sorrat në një proces me katër hapa. Fillimisht e vendosi makinën në fushë dhe e leu tokën me monedha dhe fruta arrore, në mënyrë që sorrat ta dinin se në atë zonë kishte ushqim.
Kur zogjtë hanë të gjitha arrat “e lira”, ata vërejnë arrat në makinë. Më pas sorrat fluturojnë dhe marrin arrat nga tabakaja e makinës, e cila plotësohet me monedha dhe fruta arrore. Prej aty hiqen arrat “e lira”, duke lënë vetëm monedha. Qëllimi është që një nga sorrat tani të frustruara të çukitë një monedhë në vrimë. Një zog e bën këtë përfundimisht, prandaj makina jep arrën. Skena për hapin e fundit tani është vendosur – dhe monedhat tani janë hequr nga tabakaja, duke mos lënë arra por vetëm monedha në tokë.
https://www.instagram.com/p/Ce1n0O9ozep/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again