Sot është ndarë nga jeta vëllai i analistit Xhevdet Pozhari, i cili ishte në gjendje kome tash e pesë muaj. Ardonit Pozhari në muajin janar pësoi gjakderdhje në tru, si pasojë e të cilës mbeti i shtrirë pa vetëdije në QKUK prej disa muajsh. Disa ditë më parë, Xhevdet Pozhari nga QKUK-ja, në një ‘storje’ të përgatitur nga Gazeta Nacionale, kishte rrëfyer në detaje për gjendjen e vëllait të tij.
“Ka disa ditë që nuk gjej forcë të hyj në dhomën ku qëndron tash e pesë muaj shpirtbardhi im. Sot mora guximin të hyj të t’vizitoj, engjëll i vëllait. Sa shumë më ka marrë malli për një buzëqeshje tënden. Mbama dorën fort, Ardonit. Mos ma lësho”, kishte thënë Pozhari.
Analisti kosovar kishte rrëfyer se ani pse në koma, ai i fliste në mënyrë të vazhdueshme vëllait të tij 33-vjeçar, edhe pse nuk kishte reagim. 33 vjeçari ishte operuar disa herë në QKUK, ndërsa familjarët e tij shpresonin për shërimin e tij. Pozhari gjatë rrëfimit të tij tha se këtë vit e kishin në plan ta martonin vëllaun e tij, i cili tashmë ka ndërruar jetë.
Rrëfimi i plotë i Pozharit: