Shkarkimi i Minçevit, Osmani: “Paqartësi shtesë në skenën politike bullgare! Koha është për vendime strategjike”


Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani tha se shkarkimi i tashmë ish kryeparlamentarit bullgar Nikolla Minçev mund të shkaktojë paqartësi shtesë në skenën politike në Bullgari. Osmani përsëriti se është koha për vendime strategjike dhe se Bullgaria duhet të heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut, me qëllim që vendi të nis negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Gjithsesi se kjo shkakton një pasiguri shtesë dhe paqartësi në dinamikën politike në Bullgari, unë vetëm do të theksoj atë që e thash më herët, se tani i mbetet presidencës franceze që të vlerësojë nëse ka parakushte në Sofje që të ndërmerret hapi i ardhshëm. Nëse ata vlerësojnë se pavarësisht këtyre zhvillimeve duhet të ndërmarrim hapa shtesë, ne jemi këtu për t’u bërë pjesë e këtij procesi. Kemi punuar shumë në këto 6 muaj, por edhe në vitet e fundit, por ne nuk mund ta ndihmojmë skenën politike në Bullgari, as nuk mund të ndikojmë. Koha është për vendime strategjike”, deklaroi Osmani.