Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 1.194, ndërsa janë regjistruar 73 raste të reja me coronavirus. Instituti për Shëndet Publik sot ka konfirmuar 66 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Në 24 orët e kaluara është regjistruar një viktimë nga coronavirusi nga Shkupi (92). Në Regjistrin “Termini Im” poashtu është regjistruar një viktimë nga Kavadari (79). I raportuari ka ndërruar jetë më 15.05.2022. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 312.418, numri i të shëruarve është 302.668, numri i të vdekurve është 9.313, ndërsa numri i rasteve aktive është 437.