Taravari: Udhëheqësia e BFI-së duhet urgjentisht të deBDIzohet!


Arben Taravari:

BFI nuk është parti, por është një vend që duhet t’i përkasë çdo njerit prej nesh. Në emër të vlerave të fesë tonë, siç janë: Ndershmëria, Morali, Drejtësia, Humanizmi e mbi të gjitha Paqja, BFI-ja duhet të distancohet nga çfarë do lloj konteksti që bie ndesh me këto virtyte. Islami është një religjion për të cilin jemi të gjithë krenar që i përkasim, që të gjithë i besojmë, ndaj është e papranueshme që të lejojmë që insitucioni që na përfaqëson, të ketë qëndrime që mbështesin lajthitje politike.