“Kam 18 vite që punoj, por kështu rënie nuk mbaj mend”, shqiptarët e Kosovës e Maqedonisë braktisin Durrësin

Nëse para disa vitesh Durrësi u tejmbush me emra biznesesh të qyteteve të Kosovës apo Maqedonisë për të tërhequr pushuesit patriotikë të këtyre zonave, në 2018 duket se kjo taktikë nuk vlen.

Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë e i janë larguar bregdetin Adriatik. Ibrahim Osmani është nga Kosova dhe në Durrës drejton një hotel.

“Ka rënie, shumë jo pak. Unë kështu se mbaj mend të them të drejtën. Kam 18 vite që punoj, por kështu rënie nuk mbaj mend”, shprehet Ibrahim Osmani.
Ndërsa Lirim Bajrami është nga Tetova dhe ka hapur një restorant në Durrës.

“Këtë vit ka pushues të huaj, polakë, hungarezë, boshnjakë, por Durrësi, dmth plazhi i Durrësit ka shumë pak. Rënia është 30-40% të pushueve të Kosovës, Maqedonisë dmth të shqiptarëve. Në krahasim me vjet është shumë shumë poshtë turizmi, si për kosovarë si për shtetas të huaj”, tha

Por cilat janë arsyet sipas biznesmenëve Kosovarë e Maqedonas, që bashkëkombasit e tyre nuk pushojnë më në Durrës? Por gazetarja Valdete Osmani, nuk bën fajtor kryesor motin.

“Dëshira e kosovarëve, ajo dëshira e madhe e cila është zbehur kohët e fundit për të vizituar Shqipërinë, mendoj se është pikërisht për mungesën e kushteve, mungesën e trajtimit të mirë ndaj tyre dhe mungesa e pastërtisë së Durrësit, derdhja e ujrave të zeza në det. Mungon e një dezinfektim i mushkonjave, të cilat s’të lënë të qetë të hash e një darkë. Me shumicën me të cilët bisedojmë në Prishtinë kur kemi dilemma se ku të shkojmë.. Durrësi, Shëngjini, Velipoja mbeten vendet ku shkohet për zor, pasi i kanë fëmijët e vegjël apo nuk kanë kushte ekonomike për t’i kaluar pushimet më larg”, u shpreh Valdete Osmani.