Përveç detyrës së tyre si zjarrfikës dhe shpëtimtarë, Njësitë Teritoriale Kundër Zjarrit – Tetovë kohëve të fundit kanë kryer disa intervenime për kapjen e zvarranikëve për të mbrojtur qytetarët nga ato, shkruan Pa Censurë. Në këtë rast, zjarrfikësit e Komunës së Tetovës kanë bërë një apel deri tek qytetarët.
Ata apelojnë që qytetarët të kenë kujdes gjatë paraqitjes së gjarpërinjëve dhe të mos marrin hapa të gabuar duke i ngacmuar ato. Zjarrfikësit thonë që në rast paraqitjeje të zvarranikëve, të lajmërohen në NJTKZ – Tetovë ose në numrin e telefonit 193 dhe ata do t’a kryejnë intervenimin e duhur./Pa Censurë/
Postimi i plotë nga Shefi i zjarrfikësve në Tetovë: