Sukseset e tij nuk kanë të ndalur dhe tani të gjithë e shohim si një personazh të bullizmit i cili bëri një bujë të madhe në mediat shqiptare, shkruan Pa Censurë. Labinot Azemi nuk ka të ndalur me projektet e tij në këtë fushë dhe gjithmonë duke marrë shembull veten, ka ndihmuar shumë të ri e të ri e të reja që të jenë e të ndjehen sa më pak të bullizuar.
Përveç projekteve kundër bullizmit që ka bërë në shkolla fillore dhe të mesme, si duket Labinoti po vjen me një punë shumë më të madhe që ka të bëjë po ashtu me këtë temë. Sipas informatave që ka Pa Censurë, Labinoti është në përfundim e sipër të një projekti shumë më të madh se ai paraprak dhe se do të ketë një shfaqje shumë më të madhe. Për këtë projekt të radhës, për Pa Censurë Labinoti tha se do të mbetet një enigmë e cila do të vijë si një surprizë për të gjithë ata që e kanë përkrahur dhe mbështetur atë vazhdimisht gjatë gjithë kësaj kohe.
Pa Censurë do të ju mbajë të infromuar rreth këtij projekti dhe do të jetë mbeshtetës maksimal ndaj Djalit të Hekurt./Pa Censurë/