Partia Alternativa po mban kongresin e parë në Shkup, kreu i kësaj partie Afrim Gashi në deklaratë për media në fund të fjalimit të tij, tha se çdo parti opozitare kërkon gjithmonë zgjedhje, por tani nuk është momenti për të shkuar në zgjedhje.
”Ne mendojmë që nuk duhet të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare, dhe jemi kundër asaj, ne kur jemi bërë pjesë e qeverisë nuk kemi thënë që për 100 ditë do të realizohen gjitha projektet, na duhen 4 vite për realizimin e plotë, ne po punojmë intensivisht”.
“Mendojmë se në një krizë të tillë ekonomike dhe shëndetësore, për shkak të stabilitetit të vendit nuk duhet të shkojmë në zgjedhje, por gjithsesi është e drejtë e Kuvendit dhe 61 deputetë mund të vendosin për të shkuar në zgjedhje. Por ne jemi kundër kësaj”, tha Gashi.
Gashi theksoi se Alternativa i është bashkuar koalicionit qeverisës për të ndihmuar në marrjen e një date për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit të vendit në BE.