Të gjithë kanë kompleksitete kur bëhet fjalë për trupin. Askush nuk është perfekt, pra ajo çfarë duhet të bëni është të pranoni fillimisht këtë fakt. Më pas, inspirohuni nga këto VIP-a që e pranojnë trupin e tyre siç është, përfshirë dhe defektet. Ato mund t’i shihni në listën e përgatitur nga ‘Bright Side’.
1. Emilia Clarke
Aktorja Emilia Clarke është vetëm 1.57cm e gjatë. Ajo është e lumtur që nuk i përshtatet standarteve të ‘Hollywood’ dhe është e lumtur për kilet që ka, pavarësisht se shumica e kritikon.
2. Gisele Bundchen
Po, një nga modelet më të paguara ka defekte në trupin e saj. Pavarësisht se është e hollë, ka trup të lidhur dhe shalë të gjata, Gisele nuk ka bel. Ajo thyen ‘rregullat’ e modelingut, megjithatë duke veshur veshjet e duhiura, ky defekt është i padukshëm.
3. Kim Kardashian
Kim Kardashian është një nga ato VIP-a që e ka kthyer disavantazhin në trup, në avantazhin e saj më të madh. Vithet dhe kofshët e mëdhaja, janë kthyer në 2 gjërat më të preferuara për femrat.
4. Chloe Grace Moretz
Aktorja Chloe Grace Moretz është bërë shpesh pjesë e talljeve të komentuesve për shkak të shpatullave të saj të gjëra dhe qafës së shkurtër. Ajo duket kështu për shkak të veshjeve, prandaj e vetmja gjë që ka nevojë është një stilist i mirë.
5. Rebel Wilson
Rebel Wilson është një nga aktoret e cila vërteton se nëse je e talentuar, nuk ka rëndësi si dukesh. ‘Forbes’ e ka renditur si një nga aktoret më me prespektivë në ‘Hollywood’, kështu që çfarê rëndësi ka masa e veshjeve?/revistawho.com