Një çift britanik ankoheshin së fundmi në rrjetet sociale se punonjësi ‘spiun’ i hotelit të pushimeve në Spanjë i filmonte teksa bënin seks, para se ta pikasnin papritur teksa ‘ndërronin pozicion’.
Abigail Higson me të dashurin Usama Qazi, të dy 28 vjeçarë, ishin në mes të intimitetit të tyre në hotelin në Magaluf, Majorca, kur panë punonjësin e hotelit që i filmonte nga dera e hapur e dhomës.
Çifti thonë se pretendimet e tyre mohoheshin nga stafi i hotelit Sándalo Beach, që thonë se ngjarja është e pavërtetë pasi dyshja ishin të dehur dhe po shkaktonin zhurmë.
Abigail, punonjëse shpërndarjeje e rrjetit Amazon tha: “Kur e pashë atë ulërita. Kishte nxjerrë telefonin dhe po na filmonte. Dola të dera e dhomës dhe i bërtita: ‘Ç’bën ashtu more pervers?’”
Çifti nga Bradford kishin rezervuar pushimet e tyre për 11-ditë në hotelin në Maguluf teksa dy femijët e tyre i kishin lënë me nënën e Abigail.
Qëndrimi në hotel u kishte kushtuar 558 paundë ($700) por pas incidentit pronat e hotelit thonë se kishin njoftuar policinë prej problemeve me të rinjtë. Ndërsa çifti thonë se ishin ata që thirrën policinë.
Çifti ishin zhvendosur më pas në një tjetër hotel dhe thonë se tashmë e mbyllin me çelës derën kur janë brenda duke bërë dashuri.
Abigail ankohej: “Episode si këto të shkatërrojnë intimitetin. Ne pikërisht për këtë i lamë fëmijët në shtëpi, për njëfarë ‘maratone seksuale’”.
Zhvillimi vjen teksa Majorca ka shtrënguar rregullat kundër zhurmës e trazirave për pushuesit britanikë, duke kufizuar vetëm gjashtë pije ose koktejle në ditë për të ndaluar sjelljen anti-sociale, por kritikët thonë se për këtë pushuesit ‘mistrecë’ vetëm duhet të ndryshojnë barin ose hotelin.
Rregullat e reja gjithashtu ndalojnë shitjen e alkoolit nga ora 9.30 e darkës deri në 8 të mëngjesit, plus shtim të mbikqyrjes në zonat problematike të frekuentuar nga britanikët si Magaluf, El Arenal e Playa de Palma në Mallorca, dhe Sant Antoni de Portmany në Ibiza.
Ligjet vijnë pas disa skandaleve seksuale të britanikëve me pushime në Magaluf në 2014 që i dha emrin bulevardit kryesor të ishullit Punta Ballena, ‘500 metrat e turpit’.