DAP KONFIRMON KEQPËRDORIME – KOVAÇEVSKI, I PA INFORMUAR
TV Klan ditë më parë raportoi për keqpërdorime të mundshme në burgun e Shutkës.
Ju jeni jurist apo?
MARJAN SPASOVSKI, DREJTOR I DREJTORISË PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE
Absolutisht!
Gazetari
A ju duken këto vërtetime si punë sipas rregullave, këto jepen në Shutkë!? Dhe a ju duket normale që 60 denarë të shiten smokit dhe shkopinj të kripur? Sepse para disa ditëve jemi informuar nga të burgosurit se nuk lejohet futja e ushqimit dhe pijeve dhe janë të detyruar që të blejnë gjithçka nga kantina.
MARJAN SPASOVSKI, DREJTOR I DREJTORISË PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE
Të jem i sinqertë, për herë të parë po dëgjoj për këtë punë nga ju. Do të flas dhe do të kërkoj përgjigje nga drejtori edhe për këtë çështje. Do e shohim se a ka artikuj që shiten sipas çmimit të tregut.
Këto dyshime u konfirmuan nga institucione relevante. Drejtoria për të ardhura publike, shqiptoi dënim për institucionin dhe drejtorin.
ABDULSELAM SELAMI, ZËVENDËSDREJTOR I DAP
Do të ketë dënim për përgjegjësin e institucionit, domethënë drejtorin. Dënim do të ketë edhe për burgun e Shutkës.
Derisa kjo po ndodhë në një institucion shtetëror, Kryeministri sillet sikur nuk din gjë. Ai nuk e sheh si provë të mjaftueshme dënimin e DAP-it.
DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR
Të gjitha institucionet duhet të punojnë në përputhje me statutet. Trupat udhëheqës të institucioneve duhet që patjetër të punojnë në përputhje me ligjet dhe rregullat e menaxhimit të mirë. Për gjithçka për të cilën informojnë mediat, normalisht do të duhej fillimisht të reagojnë institucionet dhe të sigurojnë prova.
Sipas burimeve të Klan, drejtori ka ndaluar futjen e ushqimeve dhe pijeve në burg dhe ka urdhëruar që të blihet vetëm në kantinën e burgut. E aty, çmimet janë të kriposura.