Kreu i Komunës së Bogovinës Besnik Emshiu, informoi për nisjen e punimeve në rrjetin e ujësjellësit në fshatin Bogovinë.
“Filluan punimet për zgjerimin e kanalit kryesor për ujitje në f.Bogovinë.
Projekti finansohet nga TAV-Airport Shkup në bashkpunim me Komunën e Bogovinës dhe përmban zgjerimin dhe ndertimin e kanalit të ri për ujitje”, shkruan Emshiu në FB.