Firkrijen e fejuan kur kishte vetëm 14 vjet, gruaja ka një thirrje për vajzat e reja


Ka 68 vjet dhe kur bëhet fjalë për punët e shtëpisë e fshatit nuk ndalet kurrë.

Fikrije Hasani e ka shumë për qejf fshatin. Andaj nuk e paramendon jetën në qytet.

Një jetë në qytet nuk e donte as kur ishte në moshën e re, ani pse vështirësitë e asaj kohe ishin të mëdha.

Atë e fejuan kur ishte vetëm 14-vjeçe. Ndonëse kalonte mirë me familjen e bashkëshortit, ajo sërish thotë se nuk do të martohej në moshë aq të re.

Për ta shikuar materialin e përgatitur nga gazetarja Albulena Demaku, e kuptoni duke klikuar në video. https://youtu.be/UxZf_ILkosA