Sot, në hapësirat e Komunës së Bogovinës, u bë shpërndarja e smart-tabletëve shkollor për nxënësit e klasave të katërta dhe të pesta, njofton kreu i komunës Besnik Emshiu.
Smart-tabletët janë donacion nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës së RMV-së, ndërsa shkollave tona ua shpërndau kryetari i Komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu dhe Sektori për Veprimtari publike pranë Komunës së Bogovinës.
Gjithmonë në shërbim të nxënësve, ata janë e ardhmja jonë e përbashkët.