Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë SASHK dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Maqedonisë së Veriut, sot në selinë e Sindikatës kanë mbajtur një takim negocioues për paga më të larta për mësimdhënësit dhe marrëveshje kolektive në shkollat fillore dhe të mesme.
Ky takim u realizua në kuadër të dhjetëditëshit të ri, afatit shtesë i cili u dha për harmonizimin e pyetjeve të hapura me ndërmjetësimin e një pajtuesi.
Pas takimit që zgjati dy orë, nuk u bënë të ditura detaje nga takimi, ndërsa SASHK-u dhe MASH-i i ri do të kenë të premten.
Sindikata nesër do të ketë një takim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, ku siç thuhet në njoftimin e ministrisë do të hapet çështja e Kontratës Kolektive për institucionet parashkollore, e cila skadon në qershor, si dhe çështja e zgjidhjes ligjore ekzistuese për pagesën e pagave.