Kovaçevski për vizitë pune në Mbretërinë e Belgjikës dhe në BE-së


Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski sot ndodhet në një vizitë pune njëditore në Mbretërinë e Belgjikës dhe në BE. Në Bruksel, Kryeministri Kovaçevski do të ketë takim dyaplësh me Kryeministrin e Mbretërisë së Belgjikës, Aleksandër de Kro.

Vizita e punës e Kryeministrit Dimitar Kovaçevski do të vazhdojë me takim me nënkryetarin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë , Zhosef Borrell, ndërsa më pas do të takohet me Përfaqësuesin Special të BE-së për Beograd-Prishtinë dhe cështje të tjera rajonale për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Kryeministri Kovaçevski vizitën njëditore në Bruksel do ta përfundojë me takime me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe me nënkryetarin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Zhosef Borrell.