Flasin nga QKUK, tregojnë për gjendjen e të plagosurit në Kaçanik


Gjendja e të plagosurit në Kaçanik është shumë e rëndë. Kështu tha drejtori i Qendres Emergjente Naser Syla. Syla tha se i plagosuri po mbahet në respiratorë.
“Gjendja shumë e rëndë. Jemi duke u marrë me të. Është në aparat respiratorë, te shohim çka më tutje”.
Sot në Kaçanik ndodhi një rast tragjik ku u vra një person dhe një tjetër u plagos.
Bëhet e ditur se i ndjeri dhe i plagosuri janë Hasan dhe Kastriot Berisha, të cilët janë vëllezër mes vete.