Incidente në Kopshtin Zoologjik në Shkup, ja çfarë ka ndodhur

Sot drejtori i Kopshtit Zoologjik të Shkupit në një deklaratë për publikun theksoi se dje në orët e para të mëngjesit ka pasur tentim për të thyer biletarinë dhe tentim për hyrjen me dhunë në arkën e Kopshtit zoologjik.
– Pas frekuentimit rekord në Kopshtin Zoologjik për mbi 14.000 vizitorë, më datë 09.05.2022 në orën 00:30 është tentuar të thyhet dera e hyrjes së arkës. Autori është kapur dy herë nga kamerat e sigurisë në Kopshtin Zoologjik duke tentuar të thyejë hyrjen e arkës, supozojmë me qëllim për të shkaktuar dëm financiar.

Mirëpo, personi i regjistruar ka mbetur vetëm në tentativë pasi siç shihet në video nuk ka mundur të depërtojë në hyrjen e biletarisë dhe arkës, ku ka pasur dëme materiale të parëndësishme. E njëjta ngjarje është raportuar në stacionin policor të Karposhit menjëherë pas incidentit në mbrëmje, theksoi Stamenov.

Stamenov thotë se kjo nuk është përpjekja e parë për të sabotuar punën e Kopshtit Zoologjik, por kësaj ngjarjeje i ka paraprirë hyrja e paautorizuar e një grupi prej 12 qytetarësh, si dhe thyerja e disa habitateve të kafshëve dhe lëshimi i tyre në rrethin e kopshtit zoologjik.
Përveç faktit që të gjitha këto ngjarje janë raportuar pranë organeve kompetente, përkatësisht në MPB, është shtuar vigjilenca e stafit, po ashtu edhe siguria, pas së cilës është shtuar edhe sigurimi në turnin e natës, theksoi Stamenov.

– Vlerësojmë që të gjitha këto tentativa i ngjajnë një sabotimi të qëllimshëm të punës dhe funksionimit të Kopshtit Zoologjik, duhet të shtrojmë pyetjen se kush është i shqetësuar nga suksesi i Kopshtit Zoologjik. I dënojmë fuqishëm të gjitha këto përpjekje për të dëmtuar punën tonë, por edhe sigurinë e kafshëve, shpresojmë se shërbimet e MPB-së do të punojnë intensivisht për identifikimin e autorëve, në mënyrë që të parandalohen tentativa të tilla të mëtejshme”, tha Stamenov.

Ai në deklaratë theksoi se përkundër këtyre përpjekjeve për të sabotuar punën dhe funksionimin e Kopshtit Zoologjik të Shkupit, ato nuk do të dekurajojnë por përkundrazi janë një motiv plus për të punuar edhe më shumë për një kopsht zoologjik më të bukur dhe më të vizituar të Shkupit.