Rama në Hagë për të takuar Hashim Thaçin


Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Hagës, për të takuar ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, I cili ndodhet në burg.

Lajmin e ka bërë vet Rama në një postim që ka bërë në rrjetet sociale.

Ai shihet duke shkuar në burgun e Hagës, ku dhe pritet të takojë Thaçin.

Krahas videos Rama shkruan: Për vizitë tek Presidenti Thaçi.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot u deklarua i pafajshëm për disa akuza të reja që kanë paraqitur Dhomat e Specializuara me seli në Hagë.

Gjatë ditës së sotme, pritet që para Dhomave të Specializuara të paraqiten edhe Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët së bashku me Thaçin, kanë një aktakuzë të përbashkët për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Gjykimi ndaj tyre ende nuk ka filluar.

Aktakuza ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit u ngrit më 26 tetor të vitit 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020.

Që nga nëntori i vitit 2020 ata gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tyre.