Partia opozitare VMRO-DPMNE sot fillon me bllokimin e Kuvendit. Siç thonë nga atje me pengimin e punës duan të pengojnë miratimin e ligjeve gjoja të dëmshme dhe miratimin e buxhetit suplementar në mënyrën se si realizohet.
Sipas partisë opozitare qëllimi kryesor është rrëzimin i Qeverisë.
Vendimi për bllokimin e Kuvendit është konfirmuar edhe nga takimi i mbrëmshëm i grupit parlamentar të VMRO DPMNE-së dhe koalicionit “Për ripërtëritjen e Maqedonisë”.
Nga atje thonë se bllokimi aktiv i Kuvendit vjen me kërkesë të qytetarëve, sepse sipas tyre, LSDM ka sjell krizë dhe varfëri.