Dy vëllezërit shqiptarë vdesin në aksident duke shkuar në punë, lënë pas 6 fëmijë…


Ishin nisur në orët e para të mëngjesit për punë në fshat, ashtu siç bënin përherë, pa e ditur se e shtuna do të ishte dita e tyre e fundit. Mersin e Aklen Myftarago u përplasën me një tjetër makinë që vinte në drejtimin e kundërt. Mersini 38 vjeç dhe Akleni, 44 vjeçar, humbën jetën në aksident, i cili ndodhi në zonën e Chessa-s në Italinë fqinje.

Dy helikopterë erdhën në ndihmë të të ndjerëve për t’i transportuar në spital… por nuk kishte asgjë për të bërë për ta. Mjekët konfirmuan se ishte vonë për t’i shpëtuar, ata kishin ndërruar jetë. Vëllezërit po ecnin me një makinë “Peugeot”, ndërsa shoferi tjetër me të cilin u përplasën udhëtonte në një makinë “Audi”. Ky i fundit ishte po ashtu me origjinë shqiptare dhe mori disa lëndime. Ashtu siç raportoi më vonë media italiane, pas testit të alkoolit, 28 vjeçari rezultoi pozitiv. Mersini e Akleni lanë pas bashkëshortet e fëmijët. 38 vjeçari kishte dy djem fare të vegjël ndërsa e shoqja ishte shtatzënë me një fëmijë të tretë. 44 vjeçari ndërkohë, kishte tre fëmijë.