Një xhami e lidhur me Unionin Turko-Islamik të Çështjeve Fetare (DITIB) në provincën verilindore të Francës, Metz, mbrëmë ishte cak i një sulmi. Xhamia u dëmtua nga zjarri që shpërtheu pasi persona të panjohur hodhën tre kokteje molotov në muret e xhamisë. Duke folur për AA, Ali Durak, kryetar i shoqatës së xhamisë, tha se xhamia u shpëtua nga djegia e plotë në momentin e fundit.
“Nuk e prisnim një sulm të tillë,” tha ai, duke shtuar se shoqata është në ndërveprim të vazhdueshëm me komunitetin lokal. Durak tha se xhamia u sulmua për herë të parë, duke vënë në dukje se zyrtarët lokalë i kontaktuan menjëherë pas sulmit.
Ndërkohë, Komiteti Koordinues i Shoqatave Muslimane Turke (CCMTF) tha në një deklaratë se incidentet kundër muslimanëve, incidentet raciste dhe ksenofobike, janë në rritje në vend. Në deklaratë theksohet se sulmi i fundit lidhet me islamofobinë, që u bë më e dukshme gjatë zgjedhjeve presidenciale.