Krasniqi: “Çfarë mjerimi në Spitalin e Tetovës!”

Deri në Pa Censurë është dërguar një raportim për dy ortopedë në Spitalin e Tetovës. Raportimi është dërguar nga pacienti Visar Krasniqi.

Më poshtë mund të shihni raportimin e Krasniqit:
Çfar mjerimi në spitalin e Tetoves!
Te reparti ortopedik i Tetovës isha me një incizim të gjurit edhe dy ortoped qe ishin aty vleresuan se nuk ka nevoj për intervenim dhe me thanë se mund te fillosh me punë.
Po me të njëjtin inçizim shkova në Shkup të mar një mendim të dyt për arsye se përkushtimi i ortopedëve të Tetovës mu duk jo serioz, atje vlerësuan se gjuri kishte problem serioz dhe kishte nevoj për intervenim të menjëhershëm (këputje e miniskusit),
Vendosa që intervenimin ta vazhdoj në Shkup.
Jo vetëm kaq, me raportin që e mora në Shkup erdha në Tetovë që të mar pushim mjeksor, pushimi mjeksor u refuzua me pretekstin se raporti mjeksor ishte vonu 15 dit, d.m.th me gabimin e tyre refuzojn të japin pushim mjeksor, kurse firmat paguajne reth 1.500 euro ne vit për sigurim shëndetësor.
Nga ana tjetër ka plot që marin pushim mjeksor dhe dëmshpërblime nga sigurimi i shëndetit pa patur asnje lëndim.
Shumica nga ne njohin shumë njerëz qe vuajn gjithe jeten nga gabime te tilla mjeksore.