Dje (05-maj) rreth orës 11:40 minuta, zyrtarë policorë të SPB- Tetovë- Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, në rrugën “Zhivko Brajkovski” në Gostivar, kanë arrestuar 52 vjeçarin A.M. nga Gostivari, i cili është sjellë në mënyrë agresive dhe ka penguar kryerjen e veprimeve zyrtare nga një përmbarues i autorizuar. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.