Në Republikën e Maqedonisë së Veriut arritën 1800 parashutistë nga brigada e 16-të ajrore e Mbretërisë së Bashkuar që të realizojnë stërvitje bashkë me shtatë vende të tjera të NATO-s, duke i përfshirë edhe forcat nga Maqedonia e Veriut. Trajnimet do të mbahen në katër lokacione të ndryshme përgjatë vendit, informojnë nga Ambasada Britanike në Shkup.
“Gjatë javëve të ardhshme 2700 ushtarë nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Greqia, Italia, Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja dhe Mali i Zi do të bëjnë stërvitje. Kjo stërvitje vjetore, e cila këtë vit po ndodh në Maqedoninë e Veriut, është kontribut kyç për sigurinë evropiane”, njoftojnë nga ambasada./Alsat.mk