Pendarovski: “Gjuha është e drejta jonë themelore”


Sot ne nderojmë veçantinë tonë, themelin tonë identitar dhe krenarinë gjuhësore, gjuhën tonë maqedonase. Gjuha e Koneskit, Shopovit, Janevskit dhe të gjithë krijuesve të fjalës letrare maqedonase që janë pasqyrë e origjinalitetit. Gjuha jonë është edhe e drejta jonë themelore e njeriut, e drejta për vetëvendosje dhe shprehje, tha presidenti Stevo Pendarovski me rastin e 5 majit, Ditës së gjuhës maqedonase.

Me këtë rast Pendarovski u shpreh se gjuha maqedonase është e afirmuar në botë dhe ka vendin e vet në familjen e gjuhëve sllave, falë gjeneratave të kaluara, gjuhë kjo të cilën sot maqedonasit e nderojnë dhe e festojnë. “Nuk duhet harruar asnjëherë lufta e të parëve tanë për të vërtetuar veçantinë e gjuhës maqedonase dhe të drejtën e përdorimit të saj, e cila ishte e vështirë dhe me plot sfida. Nuk është më pak e lehtë sot, përballja me sfida të reja, të imponuara, por në frymën e vlerave evropiane dhe parimit tonë të respektimit të diversitetit, ne do të vazhdojmë të theksojmë shenjën tonë të shenjtë, shtyllën tonë të identitetit. Tradita e shkruar shumëshekullore që na lanë është dëshmia më e madhe për veçantinë e gjuhës maqedonase”, tha Pendarovski.

Presidenti Pendarovski u shpreh se obligimi për të ruajtur gjuhën nuk është vetëm borxh ndaj paraardhësve, por edhe pasardhësve maqedonas, ndaj trashëgimisë kulturore të qytetërimit njerëzor si dhe kulturës evropiane.