Keqpërdori buxhetin e ndermarrjes derisa ishte drejtor, kallëzim penal për të dyshuarin


Policia e Maqedonisë së Veriut ka paraqitur kallëzim penal ndaj 47 vjeçarit nga Vinica në lidhje me keqpërdorimin e buxhetit të Ndërmarrjes Publike afër katër vjet.

“Zyra e jashtme për punë kriminale në Vinicë, deri te Prokuroria Themelore Publike në Koçani, ka paraqitur kallëzim penal ndaj 47 vjeçarit nga Vinica për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e dy veprave penale”, deklarojnë nga Policia.

Ai akuzohet për keqpërdorim të detyrës dhe kryerjen e punës në mënyrë jo të ndershme për periudhën nga 1 janari i vitit 2014 deri më 22 nëntor të vitit 2017. Në këtë periudhë i dyshuari ishte drejtor në Ndërmarrjen Publike Komunale “Solidarnost” në Vinicë.

Policia vlerësoi që pa vendim të Këshillin drejtues dhe pa plan financiar është dëmtuar ndërmarrje me 35 002 482 denarë.