Një ngjarje e çudtitshme dhe e pazakontë ka ndodhur në Peru. Një 36-vjeçare e identifikuar si Rosa Isabel Cespede Callaca, e cila po përcillej për në banesën e fundit pasi kishte pësuar aksident dhe kishte vdekur, gjatë funeralit të saj është ngjallur dhe ka trokitur nga brenda arkivolit për të thënë se ishte ende gjallë. Familjarët e shokuar hapën arkëmortin e 36 vjeçares dhe panë që e afërmja e tyre ishte me sy hapur.
Rosa u dërgua me gjithë arkivol në spitalin e Ferrenafe në karrocerinë e një kamionçine. Mjekët konfirmuan se ajo kishte shenja jete, edhe pse të ulëta. Të gjithë menduan se Rosa ka ardhur përsëri në jetë, por gjendja e saj u përkeqësua shpejt dhe ajo ndërroi jetë disa orë më vonë.
Gruaja ishte përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik në rajonin Chiclayo-Picsi ku kishte humbur jetën kunati i saj dhe ishin plagosur dy nipat. Policia tha se po heton akuzat e neglizhencës nga ana e spitalit për dërgimin e Rosa në morg, pa kontrolluar më parë nëse ajo kishte vdekur vërtet.