Me humbjet e njëpasnjëshme në zgjedhje si ato lokale por edhe parlamentare, BDI në Bërvenicë asnjëherë nuk ka arritur të konsolidohet dhe të shfaqet si në komunat tjera.
Me afrimin e zgjedhjeve brenda partiake kanë filluar të dalin në shesh emrat për të parin e kësaj dege.
Pa Censurë nga burime të sigurta brenda BDI-së,së mëson se kandidatët e mundshëm do të jenë këto:
Haqim Ramadani-Një ndër pretendendet kryesor që e ka miratimin e kryesisë edhe anëtarësisë.
Haqim Ramadani vjen nga fshati Çellopek, një kohë të gjatë ka ushtruar funksionin e sekretarit në komunën e Bërvenicës, gjithashtu është pjesë e këshillit të përgjithëm të BDI-së.Nga fillimi i krijimit të partisë ka qenë anëtarë i saj.
Suad Bajrami është i punësuar në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, ndërsa deri tani ka ushtruar funskionin e kryetarit të degës në BDI-në e Bërvenicës.Bashkë me ekipin e tij në 2 zgjedhjet e fundit pëson humbje në këtë komunë.
Arkin Jahiu-Në zgjedhjet e fundit lokale pësoi humbje kundrejt kandidatit të pavarur edhe pse pati rritje të votave
dhe pati frymë pozitive për atë si person.
Jusuf Shaini-Zv.drejtor në burgun për të mitur në Tetovë, prej fillimit ka qenë anëtarë i BDI-së,vjen nga fshati Çellopek.