Dita Botërore e Lirisë së Shtypit


3 Maji është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit që nga viti 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Në Kosovë kjo ditë do të shënohet me aktivitete të ndryshme.

Në raportin vjetor të Organizatës Botërore “Reporterët pa kufij” për vitin 2021, Kosova është renditur në pozitën e 78-të.

Më së keqi në rajon është radhitur Mali i Zi në pozitën 104 dhe Serbia e 93-ta e ndjekur nga Maqedonia e Veriut, e cila është radhitur e 90-ta dhe Shqipëria e 83-ta.