Tetovari Satki Gafuri në mesin e bamirësve bashke me Elvis Naçin dhe Edi Ramën që dhurojnë çelsat e shtëpivë në Thumanë!

Kryeministri Edi Rama së bashku me Elvis Naçin kanë dorëzuar çelësat e 150 shtëpive të rindërtuara nga tërmeti në Thumanë.

Në këtë cermoni solemne u panë edhe donatorët të cilët kanë qenë kontribuesit më të mëdhej financiar të ndërtomit të 150 shtëpive në Thumanë, një ndër to edhe Tetovari Satki Gafuri i cili vazhdimisht ka kontribuar në fondacionin “Ferdaus” dhe jo vetëm.

Shtëpitë janë rindërtuar me kontributin e fondacionit “Firdeus”. Rama shprehet se është kënaqësi që shtëpitë janë dorëzuar në ditën e shenjtë të Fitër Bajramit.

“Këtu në Thumanë në këtë Fitër Bajram ju begatoftë i madhi Zot. Në kohën që qeveria shqiptare përuronte 278 banesa, qëlloi koha e Krishtlindjes. Sot 150 shtëpi që ndërtoi fondacioni Firedus është Bajram. Kur ra tërmeti i tmerrshëm shumica e shqiptarëve ishin në gjumë duke fjetur dhe tërmeti i tmerrshëm i zgjoi ëndrrat e gjithë shqiptarëve. Sot që gjendemi në Thumanë nuk është e rastësishme. Unë jam sot në Thumanë sepse në atë ditë kur ra tërmeti të gjithë jemi trembur të gjithë jemi ngritur dhe dolëm. U çudita sepse ne jemi mësuar me tërmet por nuk jemi mësuar me viktima nga tërmeti. Kryeministri më tha se janë me dhjetëra ata që kanë ndërruar jetë prandaj kanë nevojë për çdo shqiptar që të japin kontribut edhe për fondacionin ‘’Firedeus.’’ Ai tmerr që ndodhi n dha më shumë fuqi për të nisur një mision të madh, misionin “Shqiptarët për shqiptarët” tha Elvis Naçi.

Në 26 nëntor 2019 shqiptarët u zgjuan nga lëkundjet e tërmetit. 51 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë u plagosën. Thuma ishte qyteti më i prekur nga ky tërmet ku shtëpitë e qindra banorëve u sheshuan.

Lajmi në përditësim…