Shumë prej vendeve për piknik ishin thuajse të zbrazëta për festën e 1 Majit. Në parkun e Sarajit mund të numëroheshin në gishta qytetarët që pushonin. Një pjesë a atyre që anketuam thanë se kjo ka të bëj me krizën ekonomike dhe shpërnguljen e shumë familjeve në shtetet perëndimore.
Qytetar – “Dolëm t’i shëtisim nipat. A kishte njerëz? Jo, jo, dobët është”.
Qytetar – “Ka pas njerëz, ka pas më shumë shoqëri, tash s’ka, të gjithë kanë shku jashtë. Edhe gjendja edhe shumica dolën jashtë shtetit, nuk ka, edhe Ramazan. Me pandeminë u ndryshuan shumë gjëra”.
Fëmijë – “Unë kam dal me shokun tim dhe lozim këtu. Kemi ardhur por s’kishte si herët tjera. Kemi dal për shëtitje derisa të vij koha e iftarit”.
Të tjerët thanë se moti nuk ishte i përshtatshëm për të bërë piknik por veç një shëtitje.
Qytetar – “Është shkëlqyeshëm, të shëtitemi pak, të kalojmë bukur e të bëjmë pak ushtrime”,
Qytetar – “Edhe moti nuk është si vitet e tjera, supozoj se kjo është”
Pavarësisht se sot nuk i ngjante një ditë feste, qytetarët mbajnë të freskëta kujtimet kur Parku i Sarajit ishte përplot me vizitorë.
Qytetar – “Sigurisht kanë shkuar diku më larg. Dikur vinim me shumë shoqëri, bënim skarë, këndonim këngë e bënim muzikë”.
“Me nipërit dolëm pak në natyrë, ta kalojmë këtë ditë. E kujtojmë kohën e kaluar kur festat ishin më të bukura sepse shoqëroheshim më shumë…me standard të njëjtë, tani shumë dallojmë. Parku dhe qyteti janë të zbrazët sepse qytetarët shkojnë në pronat e tyre në fshat ose vendet turistike”, qytetar /Alsat/