Nga petët deri tek sherbeti! Tradita e moçme e përgatitjes së bakllavasë kërçovare

Para kamerës nuk duan të flasin e as të lëvdohen, por bëhet fjalë për bakllavanë gratë kërçovare janë të papërtuara!

Në prag të Bajramit të madh, kanë përveshur mëngët dhe tëhollojnë petët.

Bakllava bën çdo qytet, thonë zonjat nikoqire, por çdo vend ka traditën e vet të përgatitjes.

Sekreti shpesh qëndron te përgatitja e brumit. Në traditën kërçovare receta është ruajtur dhe trashëguar ndër breza.