Një tjetër plagosje ka ndodhur ditën e djeshme në Durrës. Një person ka plagosur me thikë baxhanakun e tij. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në lagjen numër 15 në qytetin bregdetar.
Personi me inicialet F.H, pas një konflikti me motive të dobëta goditi me thikë kunatin e tij me inicialet, S.T. Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Aktualisht po vijon puna për kapjen e autorit dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 12:00, në lagjen nr.15 Durrës, shtetasi F. H., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), kunatin e tij, shtetasin S. T., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna për kapjen e shtetasit F. H. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.