Inflacioni në Francë më i lartë se sa pritej


Inflacioni në Francë është rritur në mënyrë të papritur në prill duke regjistruar një nivel rekord të nxitur nga rritja e çmimeve të energjisë, treguan sot të dhënat paraprake të harmonizuara me Bashkimin Evropian.

“Nga vit në vit, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit duhet të rritet me 5.4%, pas +5.1% në mars. Mbi një muaj, ai duhet të rritet me 0.5%, Pas +1.6% në muajin e kaluar”, tha agjencia e statistikave INSEE.
Drejtuesit kryesorë të kësaj tendence rritëse janë rritja e çmimeve të energjisë elektrike si dhe e shërbimeve, ushqimeve dhe mallrave të përpunuara./Anadolu Agency/