“Çfarë sorte je ti” – babai i Zaevit i shkruan në Facebook kryetarit të Kumanovës


Një postim i kryetarit të komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski për ngjarjet e 27 prillit të 2017 në Kuvendin e Maqedonisë ka nxitur reagimin e Pançe Zaevit, babait të ish-kryeministrit Zoran Zaev.

E ajo që e nxiti reagimin e babait të Zaevit ishte porosia e Dimitrievskit se “drejtësia nuk duhet të jetë selektive, ose dënime për të gjithë ose amnisti për të gjithë.”

“Drejtësia nuk guxon të jetë selektive, ose dënime për të gjithë, ose amnisti për të gjithë, por fatkeqësisht si gjithmonë vetëm të nënshtruarit dhe të varurit mbyllen, ndërsa skenaristi, regjisorët dhe politikanët dolën sërish dhe ranë dakord. Historia dhe gjeneratat e ardhshme do të gjykojnë se kush bëri gjënë e duhur”, ka shkruar Dimitrievski.
Por ka reaguar Pançe Zaev, duke i thënë Dimitrievskit që të ketë turp, çfarë sorte (lloji) je ti?.