Sonte (28-prill), njëzet minuta pas mesnate, në rrugën lokale në Pallçisht të Epërm të Tetovës, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 22-vjeçarin A.B. nga Reçica e Madhe e Tetovës, pasi që gjatë kontrollit të veturës “Opel Vectra” me targa të tetovës, të cilën e drejtonte janë gjetur dy thika, të cilat i janë konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.