Një fëmijë 2-vjeçar ka rënë mbrëmë nga dritarja e katit të parë të restorant ‘Halimi” në Prizren dhe është dërguar në gjendje kome në Emergjencën e QKUK-së.
Sipas burimeve të Sinjalit, fëmija ka rënë nga një lartësi prej 3 ose 4 metrave nga dritarja e restorantit dhe ka pësuar frakturë në kokë.
Viktima fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim, e më pas është transferuar në QKUK.
Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se fëmija është me vetëdije dhe për momentin po trajtohet në Neurokirurgji
Në kohën kur ndodhi ky rast i rëndë, familja e 2-vjeçarit ishte për iftar në restorantin “Halimi”.