Zjarrfikësit e Tetovës pasditen e sotme kanë shuar zjarrin në një objekt afër stacionit të autobusëve për më shumë se dy orë. Zjarri është raportuar në orën 14:00, ndërsa është lokalizuar dhe fikur pas orës 16:00.
“Ndërhymë në një ndërtesë të madhe që i ngjante sallës së fabrikës. Fatmirësisht askush nuk u lëndua, kishim frikë nga viktima, sepse kur arritëm atje na thanë se lypës të pastrehë qëndrojnë aty sepse salla ishte e braktisur. Objekti është afër stacionit të autobusëve, ku ka edhe objekte të tjera banesore dhe afariste, prandaj kemi luftuar që zjarri të mos bartet në drejtim tjetër”, tha Uka Aliti, komandant i zjarrfikësve të Tetovës.
Ndryshe, Njësiti i zjarrfikësve ka intervenuar me dhjetë zjarrfikës dhe katër automjete.