KSI rekomandon – të hiqen të gjitha masat AntiCovid-19

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse në mbledhjen e sotme rekomandoi heqjen e të gjitha masave kufizuese, përveç mbajtjes së maskave në spitale, barnatore, transport publik dhe në shtëpi për të moshuar.

Komisioni u bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rekomandimet për mbrojtje personale dhe higjienë siç është larja e shpeshtë e duarve, dezinfektimi dhe mbajtja e distancës.

Ata shtojnë se vaksinimi vazhdon të jetë masa më e mirë dhe më efikase për mbrojtjen nga COVID-19.

“KSI në bazë ditore ndjek gjendje me COVID-19 dhe nëse ka nevojë, do të rekomandohen masa të reja”, thuhet në njoftimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.